Ahmeti: Opozita s’i mori votat molotov

PUBLIKUAR

Kryetari i Komnës së Lipjanit Imri Ahmeti, në emisionin interatkiv në KTV ka thënë se Isa Mustafa, kryeministër i vendit është meritori dhe përgjegjësi për sukseset e për josukseset e mundshme të qeverisjes.

I ftuar në Interaktiv të KTV-së, Ahmeti ka folur edhe për zgjedhjen e Hashim Thaçit president.

“Duhet të mësohemi ta respektojmë. Nuk mundemi ta krijojmë një situatë kur individi del më i rëndësishëm se sa shumica. Argumentet kundër duhet të përdoren derisa të merret vendimi, i cili kur të merret nga partia duhet të respektohet”, tha Ahmeti.

Po ashtu ai ka folur edhe për rastin e vëllait të kryeministrit Isa Mustafa, me gazetarin e Insajderit  Vehbi Kajtazi, Ka thënë se nuk duhet marrë me këtë temë, meqë Kosova ka probleme më madhore.
“Nuk besoj që duhet të merremi me atë punë. Nuk është diçka që duhet të ndodhë. Nuk është në natyrën e LDK-së një gjë e tillë”, ka thënë ai.

Ahmeti ka folur edhe për rastin e mollotovit që është hedh në gjykatën themelore dega në Lipjan, duke thënë se nuk ka pasur ndonjë shkas që të ndodh kjo.

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...

I gjendet një armë zjarri në veturë, arrestohet lipjanasi

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Lipjan, pasi të njejtit...

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...