Tetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

PUBLIKUAR

Tetë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24-orët e fundit ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Në Prishtinë janë raportuar dy raste të dhunës në familje. Në rastin e parë, në stacionin policor janë shoqëruar një nënë dhe vajza e saj, të dyshuara se kishin pasur probleme mes vete. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyja janë liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, në rastin tjetër, një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje verbale me kunatin e saj, ai e kishte shtyrë me dorë dhe e kishte larguar nga shtëpia. I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Një rast tjetër është regjistruar në Fushë Kosovë, ku një burrë dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht vëllain e tij. Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Edhe në fshatin Belincë të Shtimes është raportuar për dhunë në familje. Sipas policisë, një burrë, i cili dyshohet se ka probleme psikike, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij. Ai është arrestuar më 23 nëntor dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti ishte raportuar më 20 nëntor.

Në Klinë, një burrë është arrestuar nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas arrestimit, është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Ndërkohë, në Pejë janë raportuar dy raste. Në njërin prej tyre, një nënë ka raportuar se kishte probleme të vazhdueshme me djalin e saj. I dyshuari është arrestuar, por pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Në rastin tjetër, një burrë dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht motrën e tij. Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është liruar pas intervistimit dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Rast i dhunës në familje është raportuar edhe në Rahovec, ku një burrë ka denoncuar se ishte përballur me dhunë psikike nga djali i tij. I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Një lëndim i lehtë trupor është raportuar edhe në Mitrovicë të Veriut. Siç ka njoftuar policia, një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga një i dyshuar, derisa viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Edhe në Prishtinë një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës për kanosje nga një burrë. Ky i fundit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

SHIKO MË SHUMË

Bora mbulon Prevallën dhe Rugovën, shoferëve u bëhet apel për kujdes

Reshjet e para të borës kanë përfshirë zonat malore të Kosovës, specifikisht Prevallën dhe...

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...