Lekaj: AAK po shqyrton dorëzimin e mandateve të deputetit (Video)

PUBLIKUAR

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës deri në zgjedhjet e ardhshme. Ky legjislacion ka përfunduar për AAK-në siç kanë përfunduar edhe veprimet për hedhje të gazit lotsjellës. Kështu ka deklaruar deputeti i kësaj partie, Pal Lekaj në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel.

“Ne do ta bojkotojmë Kuvendim deri në zgjedhjet e ardhshme dhe për ne ka përfunduar ky legjislacion”, ka thënë Lekaj.

I pyetur se a do t’i dorëzojnë mandatet deputetët e AAK-së, Lekaj ka thënë se tema për t’i dorëzuar mandatet ekziston brenda Grupit Parlamentar të AAK-së, brenda strukturave dhe nga lideri i partisë, por aktualisht ka vendim që të mos marrin pjesë në seanca.

Kurse sa i përket qëndrimit të Vetëvendosjes se do të marr pjesë në secilën seancë të Kuvendit edhe pa AAK-në e Nisma për Kosovën, Lekaj ka thënë se nuk bëhet fjalë për përçarje, por te blloku opozitar ka mendime ndryshe dhe ato mendime respektohen.

“Nuk mendoj që ka përçarje të opozitës. Jemi shumë ta bashkuar në kauzat tona të njohura. Te blloku ka mendime ndryshe, por kjo nuk do të thotë se opozita është e përçarë”, ka thënë Lekaj duke shtuar se të gjitha subjektet opozitare bashkë po punojnë për protestën e 26 marsit, që sipas tij do të jetë më e madhja që ka ndodhur ndonjëherë në shesh.

Ndërsa kur është pyetur se çka nëse Vetëvendosje hedh gaz lotsjellës në seancat e radhës së Kuvendit, deputeti i AAK-së ka thënë se janë shtjerrë hapësirat për të vepruar me gaz lotsjellës, sepse kanë qenë veprime politike dhe opinioni tani e di mirë që këto veprime e kanë arritur qëllimin dhe marrëveshjet e gushit janë shpallur të vdekura.

Lekaj ka folur edhe për zgjedhjen e presidentit të ri, vendimin e mundshëm të Gjykatës Kushtetuese si dhe për zgjedhjet e parakohshme.

SHIKO MË SHUMË

Votohet në parim Byroja për Konfiskimin e Pasurisë

Kuvendi i Kosovës ka kaluar shqyrtimin në parim të projektligjit për Byronë Shtetërore për...

Deputetët e PDK-së lëshojnë seancën plenare

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar seancën plenare të Kuvendit...

Kurti ende në seancë, takimi me Hamzën s’ka nisur

Edhe pse u raportua se takimi mes kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, dhe atij...