Grabitje në Lipjan: I dyshuari e kërcënon një grua dhe ia merr paratë

PUBLIKUAR

Një grua ka raportuar se është grabitur në Lipjan, pasi një person i dyshuar, ende i paidentifikuar, dyshohet se i ka marrë një shumë parash nën kërcënim.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti është denoncuar gjatë ditës së djeshme nga vetë viktima, e cila ka kërkuar ndihmën e organeve të rendit.

Bazuar në dyshimet e para, personi i dyshuar e ka kërcënuar gruan dhe më pas ia ka plaçkitur paratë.

Pas raportimit të rastit, me vendim të prokurorit është iniciuar rasti dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e të dyshuarit.

SHIKO MË SHUMË

Ia mori jetën dhe ia groposi trupin Enver Bajraktarit, ngrihet aktakuzë ndaj Top Kolshit

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj Top...

Vjedhje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se nga banesa...

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...