“Viza”- për të treten herë kinemanë e qytetit në Lipjan

PUBLIKUAR

Shfaqja teatrale “Viza” këtë të enjte (24 mars 2016) duke filluar nga ora 12:30 do të ri-shfaqet për herë të tretë në sallën e kinemasë së qytetit “3D CINEMA”, në Lipjan.
Mergim Oruqi, regjisori i shfaqjës teatrale “Viza” në një bashkëbisedim të shkurtër për “LipjaniNews” tregon se kjo shfaqje teatrale është punë vullnetare e një grupi nxënësësh të shkollave të mesme të Lipjanit e cila përveq të tjerash ka për qëllim të ringjall jetën kulturore-teatrale në qytetin e Lipjanit.
Oruqi, më tutje tregon se këtë të enjëte shfaqja “Viza” reprizohet për herë të dytë, kurse premiera e kësaj shfaqje është dhënë me 17 shkurt, për nderë të festës së Pavarësisë.

Ndryshe, në këtë shfaqje teatrale marrin pjesë aktorët :
Arsim Qerimi,
Adelina Tërshana,
Albina Vishesella,
Diellza Olluri,
Albatrit Jashanica,
Bjondina Matoshi,
Bjondin Mustafa,
Leonard Karameta si dhe
Liri Daka.
Shfaqj “Viza” është e organizuar nga organizata jo qeveritare “ARTLINE”, dhe është mbështetur edhe nga Komuna e Lipjanit- respektivisht drejtorati për Kulturë,Rini dhe Sport.
Ndryshe “Viza” do të ketë edhe reprizën e saj të fundit, sërish javen tjetër (31 mars 2016) duke filluar nga ora 12:30./Lipjaninews.com/

12476103_10208991189446886_919955100_n

SHIKO MË SHUMË

Dy raste me fruth në Lipjan

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë periudhës 16 prill...

Daut Haradinaj viziton Bekim Metaj, vlerëson guximin e ish-ushtarit të UÇK-së

Në Magure të Lipjanit, Daut Haradinaj ka zhvilluar sot një vizitë te ish-ushtari i...

Lipjan: Rrahje pas debatit në trafik, policia u gjen armë e bisht sëpate të dyshuarve

Dy persona në Lipjan, kanë përfunduar në ndalim policor, pasi të njëjtit pas një...