500 euro gjobë, pikë negative, konfiskim veture e ndalim vozitje- Policia ndëshkon tre shoferë në Ferizaj

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Ferizaj janë ndëshkuar tre persona për kundërvajtje të renda në trafik.

Në njoftim shtohet se rastet kanë ndodhur në rrugën “Brahim Ademi” dhe në fshatin Lloshkobare në Ferizaj.

Komunikata:

Ndëshkohen tre shoferë në Ferizaj për kundërvajtje të rënda në trafik

Policët e stacionit policor në Ferizaj dhe të Njësisë së Komunikacionit Rrugor kanë ndëshkuar tre shoferë, të cilët janë kapur duke drejtuar automjetet e tyre në kundërshtim me rregullat e trafikut .

Rastet ka ndodhur në rrugën “Brahim Ademi” dhe në fshatin Lloshkobare në Ferizaj

Shoferët të cilët janë ndëshkuar:

A.H. (33 vjeç) – 2.11 promilë. Është dënuar me 500 euro gjobë, 3 pikë negative dhe 12 muaj ndalim të drejtimit të automjetit.

E.S. (19 vjeç) – Është dënuar me 500 euro gjobë, 5 pikë negative dhe 6 muaj ndalim të drejtimit të automjetit, sepse kishte masë mbrojtëse nga data 27.08-26.11.2026 , ndërsa i konfiskohet edhe vetura.

E.M (30 vjeç) –  Është dënuar me 500 euro gjobë, 5 pikë negative dhe 6 muaj ndalim të drejtimit të automjetit, sepse ka bërë tejkalimin e shpejtesisë, ku në një zonë me kufizim 50 km/h, ka zhvilluar shpejtësi 156 km/h.

Policia Rajonale e Ferizajt apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë shenjat dhe rregullat e trafikut, pasi veprime të tilla rrezikojnë drejtpërdrejt jetën e tyre dhe sigurinë e qytetarëve të tjerë.

 

SHIKO MË SHUMË

Vjosa Osmani i kërkon presidentes ta kthejë fotografinë e Ibrahim Rugovës

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tash deputete e LDK-së, ka reaguar lidhur me zhvendosjen...

Arrestohet në rajonin e Gjilanit një shtetas gjerman, policia ia gjen 43 armë të gjata automatike në veturë

Një shtetas gjerman është arrestuar sot në rajonin e Gjilanit nën dyshimin për përfshirje...

Dhunohet një e mitur në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunimit në Fushë Kosovë. Në raportin...