Pesë raste të dhunës në familje dhe kanosjeve në 24 orët e fundit në rajon të Prishtinës

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka raportuar për pesë raste të dhunës në familje dhe kanosjeve në 24 orët e fundit, në Fushë Kosovë, Prishtinë dhe Drenas.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në Fushë Kosovë, më 6 nëntor, rreth orës 05:00, është raportuar se një burrë kosovar, i cili ka probleme psikike, ka kanosur familjarët e tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Një rast tjetër i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, rreth orës 12:55. Sipas policisë, një burrë kosovar ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje me të cilën kishte bashkëjetuar më parë dhe me të cilën ka dy fëmijë të përbashkët. I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në Drenas, rreth orës 21:00, është arrestuar një burrë kosovar, i cili pas një mosmarrëveshjeje kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, ai është dërguar në mbajtje.

Policia ka raportuar edhe për dy raste të kanosjes. Në Fushë-Kosovë, një grua kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është kanosur dhe ofenduar përmes telefonit nga bashkëshorti i saj. I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje.

Rasti i dytë është raportuar të ketë ndodhur dje në Prishtinë, rreth orës 22:30, ku një burrë është arrestuar pasi kishte kanosur motrën dhe babanë e tij. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, edhe ai është dërguar në mbajtje.

Të pesë rastet janë raportuar më 6 nëntor 2026.

SHIKO MË SHUMË

E rëndë, këmbësorja u godit nga autobusi në stacion, vdiq në QKUK – arrestohet shoferi

Një grua ka humbur jetën dje në një aksident fatal që ndodhi në Stacionin...

Mot me diell e i vranët këtë fundjavë, mëngjeset me mjegull

Gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira të shpërndara dhe me diell....

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Jetlum Bunjaku dhe Sokol Zymeri, djemtë e heronjve Afrim Bunjaku dhe Enver Zymeri, dy...