Kos: Kosova mbetet e përkushtuar për rrugën e saj evropiane

PUBLIKUAR

Komisionerja për zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka qenë folëse kyçe në takimin e sotëm për pakon e zgjerimit të Unionit.

Përpara të pranishmëve, Kos foli veç e veç për shtetet që kanë aspirata integruese në BE, duke potencuar hapat e ardhshëm që duhen ndërmarrë dhe sfidat me të cilat ballafaqohen, shkruan IndeksOnline.

Në rastin e Kosovës, ajo theksoi përkushtimin e Kosovës për rrugëtimin evropian, duke shprehur vullnet për përparimin e Kosovës.

“Kosova ka mbetur e përkushtuar ndaj rrugëtimit të saj evropian, duke gëzuar një mbështetje të gjerë nga publiku.

Bllokimi institucional ndikoi në zbatimin e reformave që lidhen me BE-në gjatë periudhës së raportimit.

Megjithatë, së fundmi, Kosova ka intensifikuar zbatimin e agjendës së reformave. BE-ja e mirëpret zgjedhjen e presidentit të ri dhe shpresojmë se rikthimi i stabilitetit institucional do t’i mundësojë Kosovës të ecë përpara”, tha ajo.

SHIKO MË SHUMË

6 vjet nga arrestimi i krerëve të UÇK-së, OVL-UÇK nesër organizon aktivitet simbolik para Zyrës së BE-së në Prishtinë

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Gazmend Syla, ka njoftuar...

10 vjet nga rasti i Astrit Deharit, VV me familjen e tij mbajnë konferencë te Prokuroria Speciale

Sot bëhen 10 vjet nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Lëvizja Vetëvendosje...

Nis seanca ndaj Ramadan Morinës i akuzuar për krime lufte, dëshmon Zejnie Morina

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pak më parë ka nisur seanca gjyqësore ndaj Ramadan...