Vrasja e Arlindës, Sveçla dhe Gërvalla flasin për kërkesat për dorëheqjet

PUBLIKUAR

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë komentuar kërkesat për dorëheqjet e tyre pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

Gërvalla tha se do të kishte dhënë dorëheqjen nëse do të konsideronte se një veprim i tillë do të ndihmonte në identifikimin e përgjegjësive, por sipas saj, aktualisht prioritet duhet të jetë zbardhja e plotë e rastit dhe marrja e masave për parandalimin e rasteve të ngjashme.

“Po të konsideroja që dorëheqja do të ishte mekanizmi që do të ndihmonte në identifikimin më të shpejtë të përgjegjësive, do të kisha dhënë dorëheqjen. Unë gjithë jetën jam në anën e viktimave. Viktimat e dhunës aleatin më të fuqishëm e kanë te koordinatorja kombëtare”, deklaroi Gërvalla.

Ajo kërkoi që rasti të mos politizohet, duke theksuar se institucionet duhet të bëjnë gjithçka që është në kompetencat e tyre.

“Na lejoni të punojmë. Atëherë e diskutojmë çështjen e dorëhqje.  Momenti është që të gjithë së bashku të jemi të kujdeshem të mos të poletizojmë vdekjen e Arlindës. Por të bëjmë gjithçka që është në kompetencat tona”, tha ajo.

Ndërkaq, ministri Xhelal Sveçla tha se nuk beson që dorëheqja e tij apo e Gërvallës do të kontribuonte në fuqizimin e grave dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Ai rikujtoi se para dhjetë vjetësh kishte dhënë dorëheqjen nga pozita e drejtorit, pa pasur ndonjë përgjegjësi, me bindjen se një veprim i tillë do të ndikonte pozitivisht.

Sveçla tha se e kupton indinjatën dhe mllefin e protestuesve, duke shtuar se është i angazhuar që institucionet të përmbushin detyrat e tyre dhe të parandalojnë përsëritjen e rasteve të tilla.

“Tash nuk mendoj që dorëheqja jonë do të kontribonte në fuqizmin e gruas dhe të drejetat e saj. Jemi të angazhuar 100 për qind në përmbushjen e  de tyrave tona. Unë perosnalisht jam bashkë me protestuesit, e kuptoj indinjatën dhe mllefin. Por po punojmë si institucione që të parandalojmë perseritjen e rasteve të tilla”, ka thënë Sveçla./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Përgjegjësia për rastin e Arlindës ka emër, llogaridhënia është dorëheqje

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas konferencës së përbashkët...

Protestuesit ia kërkojnë dorëheqjen, Sveçla: Unë jam me ta, por s’pajtohem në çdo kërkesë të tyre, të jetë e qartë

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se refuzon të plotësojë kërkesën e protestuesve për...

Rasti i Arlindës, Sveçla: 11 policë të suspenduar, përgjegjësia do të shkojë deri në fund

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se 11 zyrtarë...