Gërvalla për rastin e Arlinda Zekajt: Vrasja nuk ndodhi pa paralajmërim, raporti evidenton mangësi dhe vonesa

PUBLIKUAR

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë mbajtur sot një konferencë të përbashkët për media, ku kanë prezantuar gjetjet e raportit lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

Gërvalla bëri të ditur se më 26 tetor, një ditë pas vrasjes së Zekajt, kryeministri Albin Kurti kishte kërkuar nga dy ministritë që, brenda kompetencave të tyre, të përgatisnin një raport të detajuar për rastin.

Ajo njoftoi se raporti i është dorëzuar kryeministrit më 29 tetor, duke theksuar se dokumenti analizon veprimet dhe mosveprimet institucionale, nga raportimi i parë i Arlindës deri në vrasjen e saj.

Sipas Gërvallës, raporti nuk është ende plotësisht i përfunduar, pasi Zyra e Koordinatores nuk ka marrë të gjitha përgjigjet e detajuara dhe dokumentacionin shtesë nga institucionet përkatëse.

Megjithatë, ajo tha se gjetjet e deritanishme nxjerrin në pah mangësi serioze dhe vonesa në trajtimin e rastit.

“Konstatimi më shqetësues është se kjo vrasje nuk ndodhi pa paralajmërim”, u shpreh Gërvalla.

“Raporti mbështetet nga dokumentacioni, analizon veprimet dhe mosveprimet nga raportimi i parë i Arlindës deri tek vrasja e saj. Raporti  është pejsërisht i plotë, sepse zyra e koordinatores s’ka marrë përgjigjje të detajuar. Presim ende dokumentacion dhe sqarime shtesë.  Por raporti nxjerr në pah mangësi serioze dhe vonesa.  Konstatimi më shqetësues, se ajo nuk u vra pa paralajmërim. Arlinda raportoi dhunën fizike e psikologjike. Ajo raportoi kercënimet dhe informoi policinë që bashkëshorti posedoi armë”, tha Gervalla./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Përgjegjësia për rastin e Arlindës ka emër, llogaridhënia është dorëheqje

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas konferencës së përbashkët...

Protestuesit ia kërkojnë dorëheqjen, Sveçla: Unë jam me ta, por s’pajtohem në çdo kërkesë të tyre, të jetë e qartë

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, tha se refuzon të plotësojë kërkesën e protestuesve për...

Vrasja e Arlindës, Sveçla dhe Gërvalla flasin për kërkesat për dorëheqjet

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë...