Vrasja e Arlinda Zekajt – Përveç Prishtinës e Ferizajt, sot protestohet edhe në Pejë: Kërkojmë drejtësi

PUBLIKUAR

Protestat për drejtësi për Arlinda Zekajn dhe për të gjitha gratë e vrara në Kosovë do të vazhdojnë sot, më 29 tetor, edhe në Pejë përveçse në Prishtinë dhe Ferizaj.

Kështu ka bërë të ditur Iniciativa “Peja Nuk Hesht”, duke shtuar se protesta do organizohet në bashkëpunim me QIKA-n dhe Rrjetin e Grave të Kosovës.

Njoftimi:

Peja nuk hesht! Kërkojmë drejtësi për Arlinda Zekaj!

Sheshi Skenderbeu, në Pejë, ora 12:00.

Ditët e fundit kemi parë një zingjir dështimesh institucionale të cilan përfunduan në vrasjen e Arlinda Zekaj. Vetëm pak pasi u shoqërua nga policia në shtëpi ajo u vra mizorisht me sopat u vra nga kunati i saj. Ky rast i femicidit ishte dokumentuar nga e ndjera me një varg ankesash rreth papërgjegjsisë së Prokurorisë e Poicisë së shtetit të Kosovës, dhe Qendrës për Punë Sociale në Pejë.

Rasti i Arlindës është rasti i shtatë i raportuar i femicidit këtë vit. Ne, si bashkëqytetarë, nuk mund të heshtim gjerësa gratë vazhdojnë të vriten padrejtësisht.

Solidarizohemi dhe jehojmë kërkesat e protestës kombëtare së të mërkurës, në ora 16:00, në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, të thirrur nga Kolektivi Feminist për Mendim dhe Veprim Feminist. Vrasja e Grave duhet të trajtohet si urgjencë kombëtare!

Për Arlindën, për çdo grua, për drejtësi dhe llogaridhënie institucionale!

SHIKO MË SHUMË

Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi i shpreh ngushëllime familjes së Arlinda Zekajt: E kuptojmë dhimbjen e tyre

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, i ka shprehur ngushëllime familjes së Arlinda Zekajt,...

Ministri Hoti konfirmon nisjen e inspektimeve në QPS-në e Pejës për rastin e Arlinda Zekajt

Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka konfirmuar se...

Një e mitur në Pejë raporton se ka kryer marrëdhënie seksuale me një person, i dyshuari arrestohet dhe ndalohet për 48 orë

Një e mitur ka raportuar dje në Policinë e Pejës se ka kryer marrëdhënie...