Një e mitur ka raportuar dje në Policinë e Pejës se ka kryer marrëdhënie seksuale me një person.
Policia e Kosovës, në raportin e saj 24-orësh, thotë se i dyshuari është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë, ndërsa viktimës i është bërë një ekzaminim mjekësor dhe është dërguar në strehimore.
“Pejë 27.10.2026 – 21:00. Me 28.10.2026 viktima e mitur ka raportuar se ka pasur marrëdhënie seksuale me të dyshuarin. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48-orë, ndërsa viktima pas ekzaminimit mjekësor është dërguar në strehimore”, thuhet në raport.
Rasti, thotë Policia, “vazhdon të hetohet”.


