Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në fshatin Magure të Lipjanit, ku tre persona të maskuar dhe me dorëza janë vërejtur në një objekt.
Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur më 26 tetor, rreth orës 02:11. Ankuesi, një shtetas kosovar që punon si punëtor i sigurimit në një kompani private, ka njoftuar policinë se në objektin ku punon ka vërejtur tre persona të maskuar.
Njëri prej tyre kishte një pistoletë në dorë, të cilën ia kishte drejtuar punëtorit të sigurimit, duke i kërkuar të largohej nga aty.
“Fsh. Magure, Lipjan 26.10.2026 – 02:11. Ankuesi mashkull kosovar, punëtor i sigurimit në një kompani private, ka njoftuar policinë se në objektin ku punon ka vërejtur tre persona me maska dhe dorëza dhe njëri prej tyre me pistoletë në dorë, i cili ja ka drejtuar ankuesit armën dhe i ka thënë të largohet nga aty. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti i mësipërm”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës./Indeksonline/.


