6 raste të dhunës në familje brenda 24-orëve të fundit, disa të arrestuar

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka bërë të ditur se në vendin tonë janë raportuar 6 rastet.

Rastet e raportuara vijnë nga Fushë-Kosova( 2 raste), Pristina, Vushtria dhe Kamenica (2 raste).

Në të gjitha raset e dhunës në familje viktimë janë gratë, sipas raportit 24-orësh.

Rastet e raportuara:

Fushë-Kosovë / 25.10.2026. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ai dyshohet se kishte sulmuar dy viktimat femra kosovare. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

Prishtinë / 25.10.2026 – 15:00. Është raportuar se viktima femër kosovare ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Fushë-Kosovë,25.10.2026-23:13. Është raportuar se ndaj viktimës femër kosovare e dyshuara femër kosovare kishte kryer veprën e lartcekur. Po ashtu dyshohet se e dyshuara ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovare. Lidhur me rastin palët kanë pranuar trajtim mjekësor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit.

Kamenicë / 25.10.2026 – 03:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ai dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Kamenicë / 25.10.2026 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovare pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Vushtrri / 25.10.2026 – 03:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ai dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.

 

SHIKO MË SHUMË

Ismaili kërkon hetim për vrasjen e Arlindës: Ia braktisëm shpresën e fundit si shtet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka kërkuar hetim të plotë...

Presidentja Shiroka-Pula priti në një takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, priti sot në një takim kreun e...

Sot seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë (Video)

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar gjatë mbledhjes së Kryesisë se...