Deputetja e Aleancës Teuta Haxhiu, nuk e ka lëshuar foltoren e Kuvendit të Kosovës pasi i ka përfunduar koha e paraparë për fjalim.
Pas përfundimit të minutave të caktuara për fjalën e saj, Teuta Haxhiu ka insistuar që t’i jepet kohë shtesë për ta përfunduar fjalimin, por nuk është larguar nga foltorja edhe pasi kryetarja e kuvendit ka vazhduar.


