Rama: Sot ata që sulmojnë policinë janë kriminelë dhe kërkojnë gjak

PUBLIKUAR

Kryeministri Edi Rama, në një komunikim në Facebook, ka kujtuar ngjarjet e 21 Janarit, duke bërë një paralelizëm me protestat e fundit në kryeqytet.

Rama, në një komunikim në Facebook, tha se i ka ende të freskëta kujtimet e 21 Janarit, kur pati disa zjarre sporadike në këtë perimetër, por nuk u prek asnjë institucion, nuk u hodh asnjë molotov dhe nuk u dëmtua apo dogj askush nga forcat e rendit.

Ai kujtoi se atë ditë u vranë me plumba katër protestues dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, të cilët, ndryshe nga sot, nuk mund të shkonin as në spital, pasi i priste druri.

“Ata që përpiqen t’u nxjerrin sytë policëve dhe t’i vrasin, janë kriminelë, por janë fëmijët e këtij vendi. Dëmet nuk janë të vogla, por ndreqen.

Ky është një nga mijëra gurët e shkulur të bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ për t’u hedhur mbi policinë. Është praktikisht një armë që mund të bëhet edhe vdekjeprurëse.

Imazhet që transmetojnë televizionet tregojnë të ashtuquajturin grup të zjarrit, që nuk ka lidhje me studentët. Kjo është një dhunë e verbër që nuk ka asnjë lidhje me rininë shqiptare”, u shpreh Rama.

SHIKO MË SHUMË

Gjashtë shtetas nga Bangladeshi dyshohet se u sollën ilegalisht në Kosovë

Një rast i dyshuar i kontrabandimit me migrantë është evidentuar në fshatin Dobresh të...

Dolën bashkë dhe nuk u kthyen, zhduken dy shoqe në Livoç të Gjilanit

Dy vajza të mitura, shoqe mes vete, janë raportuar të zhdukura në fshatin Livoç...

Rama flet për protestat me një gur në dorë: Janë një grup zjarri i paguar

“Nuk po sfidohem unë apo qeveria, por Shqipëria në Bashkimin Europian” Kryeministri Edi Rama e...