Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik

PUBLIKUAR

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria “Kurti 4”, ende nuk ka paraqitur programin e saj qeverisës për diskutim publik dhe parlamentar, ndonëse kanë kaluar gati pesë muaj nga përfundimi i zgjedhjeve.

Në një postim në Facebook, Tahiri ka shkruar se Qeveria ka prezantuar një agjendë legjislative dyvjeçare, por jo një vizion të qartë për vendin.

“Kemi hyrë në muajin e pestë që kur përfunduan zgjedhjet, ndërsa Qeveria, ende nuk ka paraqitur programin e vet qeverisës për diskutim publik dhe parlamentar. Ka sjellë një agjendë legjislative dyvjeçare, por jo një vizion të qartë për vendin. Një listë ligjesh, ku përsëriten nisma të bartura prej vitesh, nuk përbën strategji zhvillimore.Një qeveri pa program është pa identitet, ndërsa një qeveri pa prioritete legjislative mbetet edhe pa letërnjoftim politik”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka përmendur edhe mungesën e përgjigjeve për problemet në energji, ekonomi, mirëqenien e qytetarëve, sektorin privat dhe sfidat e integrimit.

“Problemi nuk është vetëm mungesa e një dokumenti, por mungesa e përgjigjeve ndaj problemeve në energji, ekonominë, mirëqenien e qytetarëve, sektorin privat dhe sfidat integruese. Gjithçka po mbetet në improvizim”, shkroi Tahiri.

SHIKO MË SHUMË

Rreth 9 mijë nxënës në Prishtinë do t’i nënshtrohen kontrolleve sistematike mjekësore

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka nisur vizitat sistematike mjekësore në 47...

Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me grevën e punëtorëve teknikë të...

Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe në nderim të Idriz Rrecajt, eshtrat...