Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë

PUBLIKUAR

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe në nderim të Idriz Rrecajt, eshtrat e të cilit, pas një pritjeje të gjatë e të dhimbshme, janë kthyer në vendlindje për t’u rivarrosur pranë familjes së tij, në Skenderaj.

Përmes një postimi, Haxhiu ka kujtuar figurën dhe sakrificën e Idriz Rrecajt, i cili ishte pjesë e “Grupit të Intelektualëve”, një grup atdhetarësh që angazhoheshin për vendin dhe lirinë e Kosovës.

Ajo ka theksuar se anëtarët e këtij grupi u shënjestruan nga forcat serbe, me qëllim të zhdukjes së tyre dhe të gjurmëve që lanë pas, por kujtimi për ta nuk u shua kurrë.

“Eshtrat e Idrizit u gjetën, dhe sot ai kthehet në tokën për të cilën dha jetën”, ka shkruar Haxhiu.

Sipas saj, sakrifica e Idriz Rrecajt dhe e veprimtarëve të tjerë të “Grupit të Intelektualëve” për një Kosovë të lirë, që përcakton vetë fatin e saj, nuk do të harrohet kurrë.

Haxhiu ka vlerësuar se gjetja dhe rivarrimi i tij përbëjnë një hap drejt drejtësisë dhe një ngushëllim për familjen, e cila priti për vite të tëra për të mësuar fatin e të dashurit të saj.

Megjithatë, ajo ka rikujtuar se dhimbja mbetet e madhe për familjet që ende presin përgjigje për fatin e më të dashurve të tyre të zhdukur me dhunë, duke theksuar se kërkimi për ta duhet të vazhdojë deri në zbardhjen e së vërtetës.

“Lavdi jetës dhe veprës së heroit Idriz Rrecaj! Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, ka shkruar Haxhiu.

SHIKO MË SHUMË

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...

Haxhiu takon delegacionin e Forumit Ekonomik të Grave, diskutohet fuqizimi ekonomik i grave

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim një delegacion të...