Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar të enjten në Lipjan.
Sipas policies, më 1 tetor 2026, rreth orës 09:00, një ankues ka njoftuar se persona të panjohur kanë hyrë në një punishte dhe kanë vjedhur kabllo me vlerë të konsiderueshme.
Të dyshuarit dyshohet se kanë vjedhur gjithashtu rreth 400 litra naftë nga rezervuari i një krani.
Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve./IndeksOnline/


