Shtrenjtimi i rrymës rëndon bizneset

PUBLIKUAR

shtrenjtimi-i-rrym-euml-s-r-euml-ndon-bizneset_hd

Pronari i kompanisë për prodhimin e lëngjeve nga Podujeva “Laberion”, Bashkim Osmani, ka probleme me akcizën dhe politikat fiskale që nuk janë të favorshme për biznesin e tij. Osmani tash përballet edhe me shtrenjtimin e energjisë elektrike që ia rrit koston e prodhimit.

Ai thotë se me rritjen e çmimeve të energjisë elektrike mund të humbë fuqinë konkurruese.

“Do të humbin mundësinë që të jenë më konkurrentë në tregjet vendore si dhe ato të jashtme në eksport”, thotë Osmani për Gazetën Tribuna.

Osmani thotë se shpesh është përballur me ndërprerje të energjisë edhe pse është në kategorinë A plus. “Tash jemi në A plus, dhe shpesh ndodh me pas ndërprerje pa dijen tonë dhe sigurisht probleme të tyre që neve na kushtojnë dhe shkaktojnë humbje shumë të mëdha”.

Osmani mendon se kushtet më të mira janë në një vend tjetër ta instalojë fabrikën e tij.

“Shumë më mirë do të ishte me pas mundësi bizneset tona me i bart në vendet e rajonit sepse kanë kushte shumë më të mira dhe kanë beneficione dhe lehtësira”, thotë Osmani. /Tribuna/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet dorasi i dyshuar për vrasjen e imamit në Dragash

Pas veprimeve intensive operativo-hetimore të ndërmarra pa ndërprerje nga Policia e Kosovës, është arritur...

Mbi 1800 gjoba për 24 orë, Policia njofton për dhjetëra aksidente e të arrestuar

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj, ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit,...

Arrestohet babai për dhunë ndaj djalit të tij të mitur, fëmija dërgohet në strehimore

Një burrë është arrestuar pasi që kishte rrahur djalin e tij të mitur. Viktima...