Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kujtuar momentin kur ka protestuar pas momentit të dënimit të Calit, nga Gjykata Speciale.
Ajo ka postuar pamje nga protesta që, edhe atë kohë, kishte thirrjen e njëjtë: Jo në emrin tim!.
“Ja ku isha kur CALI u dënua padrejtësisht.
24 dhjetor 2022, pra 8 ditë pas aktgjykimit ndaj Salih Mustafa–CALIT.
Edhe atë ditë, thirrja ishte e njëjtë si sot:
“JO NË EMRIN TIM”, shkroi Musliu-Shoshi.


