Mbledhja e Qeverisë 35 pika në rend dite, Projektligji i PDK për Specialen nuk është përfshirë

PUBLIKUAR

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e tretë të saj, e cila është paraparë të nisë në orën 10:00. Sipas rendit zyrtar të publikuar nga Zyra e Kryeministrit, në agjendë janë gjithsej 35 pika.

Pikat janë kryesisht për ratifikim të marrëveshjeve financiare, shpronësime e propozime për emërime.

Në një kohë kur në Kuvend PDK ka dërguar për shqyrtim nisma për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, kjo çështje nuk figuron si pikë e veçantë në rendin e ditës së mbledhjes së sotme të Qeverisë.

Rendi i ditës përfshin këto pika:

Shqyrtimi i Projekt-rregullores për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Ministrive (ZKM).

Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e Ekstraktit të Procesverbalit dhe të Transkriptit të mbledhjes së 30-të dhe të ekstrakteve të procesverbaleve të mbledhjeve 31, 32, 33 dhe 34 elektronike/korresponduese të Qeverisë.

Projektligji për ratifikimin e Amendamentit Nr. 1 të Marrëveshjes Financiare mes Kosovës dhe BE-së për “Programin IPA 2021”.

Projektligji për ratifikimin e Amendamentit Nr. 1 të Marrëveshjes Financiare mes Kosovës dhe BE-së për “Programin IPA 2022”.

Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare mes Kosovës dhe BE-së për Programin Shumëvjeçar IPA 2026-2027.

Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Projektligji për Menaxhimin e Resurseve Ujore.

Projekt-rregullorja për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar.

Projekt-udhëzimi administrativ për përcaktimin e procedurës së themelimit të Parkut Industrial dhe Teknologjik.

Propozim-vendimi për themelimin e Grupeve Tematike për rishikimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim 2030.

Propozim-vendimi për listën e anëtarëve potencialë të Komisionit të Pranimit në Ministrinë e Ekonomisë, për pozitat “Inspektorë” në Njësinë e Inspektimit të Energjisë.

Kërkesa për rialokimin e mjeteve buxhetore në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit për projektin “Programi i Bashkëfinancimit me Kuvendet Komunale” në Komunën e Drenasit.

Kërkesa për rialokimin e mjeteve në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit për dy projekte të reja kapitale në Komunat e Podujevës dhe Shtimes.

Draft-plani i Veprimit 2026-2028 të Strategjisë për Zhvillim Industrial dhe Mbështetje të Biznesit 2030.

Drafti i Raportit Vjetor 2024-2025 për Implementimin e Programit për Eliminimin e Barrierave në Treg.

Propozim-vendimi përfundimtar për shpronësim shtesë të pronave të paluajtshme në zonat kadastrale Ferizaj, Talinoc i Jerlive, për projektin “Zgjerimi i Rrugës Nacionale N2”.

Propozim-vendimi përfundimtar për shpronësim për projektin “Zgjerimi i Rrugës Nacionale M25”, Prishtinë-Podujevë.

Propozim-vendimi preliminar për shpronësim për projektin “Rehabilitimi i rrugës Rajonale R112”, segmenti Gjonaj-Bishtazhin.

Propozim-vendimi preliminar për shpronësim për projektin “Sanimi i rrëshqitjes së dheut në rrugën Hani i Elezit-Gorancë”.

Propozim-vendimi preliminar për shpronësim të pronave ish-shoqërore “Virgjina” dhe “Metaliku”, për projektin “Ndërtimi i Parkut Industrial” në Gjakovë.

Propozim-vendimi preliminar për shpronësim të pronave ish-shoqërore të menaxhuara nga AKP-ja, për disa projekte të Komunës së Podujevës.

Propozim-vendimi preliminar për shpronësim të pronave të menaxhuara nga AKP-ja për projektet “Ndërtimi i tregut të kafshëve” dhe “Ndërtimi i tregut të gjelbër”.

Propozim-vendimi preliminar për shpronësim të pronave ish-shoqërore për projektet “Ndërtimi i banesave me kosto të përballueshme” dhe “Objektet edukativo-arsimore – çerdhe për fëmijë”.

Propozim-vendimi për shqyrtimin e mëtejshëm të kërkesës për shpronësim për projektin “Ndërtimi i Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë”.

Propozim-vendimi për shqyrtimin e mëtejshëm të kërkesës për shpronësim të objektit “Shtëpi banimi” në Komunën e Podujevës, për projektin “Ndërtimi i Muzeut të Qytetit të Podujevës”.

Propozim-vendimi për shqyrtimin e mëtejshëm të kërkesës së Komunës së Fushë-Kosovës për shpronësimin e pronave ish-shoqërore.

Propozim-vendimi për shqyrtim të mëtejshëm të kërkesës për shpronësim dhe krijimin e të drejtës së servitutit sendor për projektin “Solar4Kosovo II – Gypi B”, në Obiliq.

Propozim-vendimi për të kërkuar nga Presidenca autorizimin e Ministrit të Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë me Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës për projektin “Përmirësimi i Kujdesit Shëndetësor Sekondar dhe Terciar”.

Kërkesa e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e marrëveshjes me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Propozim-vendimi për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën “Drejtor i Përgjithshëm” në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

Propozim-vendimi për emërimin e Komisionit të Pranimit për pozitën “Zëvendësdrejtor Ekzekutiv” në Agjencinë për Regjistrim Civil.

Propozim-vendimi për emërimin e Komisionit të Pranimit për pozitën “Zëvendësdrejtor Ekzekutiv” në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent.

Shqyrtimi i Nismës për aderimin në Konventën Ndër-Amerikane për Vujatjen e Dënimeve Penale Jashtë Vendit.

Propozim-vendimi për mbështetje financiare për promovimin ndërkombëtar të filmave kosovarë “Dua” dhe “Shame and Money”.

Të ndryshme.

SHIKO MË SHUMË

Miratohet rialokimi i 102 milionë eurove, një pjesë për pagën e 13’të dhe shtesën 0.5%

Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin...

“Ja ku isha kur u dënua Cali”, Musliu-Shoshi rikthen prapaskenat

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kujtuar momentin kur ka protestuar pas momentit të...

Projektligji për Specialen po analizohet në Ministrinë e Drejtësisë dhe të Financave, Kurti: Brenda javës marrim përgjigje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se tashmë projektligji i propozuar nga PDK...