E rëndë në Pejë: Fëmija dërgohet pa shenja jete në Spitalin Rajonal

PUBLIKUAR

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur sot në fshatin Treboviq të Pejës. Policia ka bërë të ditur se një fëmijë atje ka humbur jetën.

Rasti u konfirmua për Gazetën Express nga Policia, përmes zëdhënësit rajonal të Pejës Driton Rugova.

“Më datën 29.09.2026, rreth orës 09:30, Policia është njoftuar nga Emergjenca e Spitalit rajonal në Pejë se është pranuar një fëmijë pa shenja jete. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Treboviq-Pejë, si dhe në Spitalin rajonal në Pejë, me qëllim të sqarimit të rrethanave që kanë të bëjnë me rastin. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës iu është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, tha Rugova

 

SHIKO MË SHUMË

Kultivim i kanabisit në Isniq, Prokuroria kërkon paraburgim për një të dyshuar dhe arrest shtëpiak për tjetrin

Prokuroria Themelore në Pejë, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e...

Komandanti i FSK-së priti në takim udhëheqësit e Forcave Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim Komandantin...

Gërvalla: 692 milionë euro remitanca nga mërgata, vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka deklaruar se 692 milionë euro remitanca nga mërgata,...