Në listën e uzurpatoreve figuron edhe emri i deputetit të LDK-së nga Komuna e Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
Në bazë të disa dokumenteve Bulliqi del të ketë 21 ari tokë në shfrytëzim, pronë të shtetit.
Në po të njëjtin vend ai ka ndërtuar edhe një shtëpi në parcelën 397/1 të kësaj komune.
Gazeta Fjala ka kontaktuar edhe me drejtorinë për Pronë dhe Kadastër e Gjeodezi në komunën e Podujevës.
Drejtori në këtë drejtori, Abaz Llugaliu, ka thënë se parcela 397/1 në të cilën Bulliqi ka ndërtuar shtëpinë, është pronë e komunës së Podujevës.
Në këtë shtëpi deputeti i LDK-së jeton me familjen e tij.
Deputeti Bulliqaj edhe në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit e ka deklaruar këtë pronë.
Aty ai ka treguar se ka mbi vete shtëpi 120.00 m2, vlera e të cilës është 20,000.00 euro. /gazetafjala/




