Komuna e Skenderajt miraton Deklaratën ‘Jo në emrin tim’, Lushtaku: Dëshmi e qëndrimit të përbashkët të Kuvendit dhe qytetarëve

PUBLIKUAR

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar se kuvendi komunal i kësaj komune, ka miratuar Deklaratën ‘Jo në emrin tim’, ku është shprehur mospajtim ma dënimin e ish-krerëve të UÇK’së.

Lushtaku ka shkruar edhe se, votimi njëzëri i kësaj deklarate, është dëshmi e qëndrimit të përbashkët të Kuvendit dhe qytetarëve të Skenderajt: “JO NË EMRIN TIM!”

Postimi:

Faleminderit të gjithë anëtarëve të Kuvendit Komunal të Skenderajt për mbështetjen njëzëri të propozimit tim për miratimin e Deklaratës “JO NË EMRIN TIM”, përmes së cilës shprehim mospajtimin me aktgjykimin e shkallës së parë të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, solidariteti me familjet e tyre dhe ritheksohet se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë për liri dhe çlirim.

Ky votim i njëzëshëm është një dëshmi e qëndrimit të përbashkët të Kuvendit dhe qytetarëve të Skenderajt: “JO NË EMRIN TIM!”

Mirënjohje për secilin anëtar që e mbështeti këtë deklaratë!

SL

SHIKO MË SHUMË

Kultivim i kanabisit në Isniq, Prokuroria kërkon paraburgim për një të dyshuar dhe arrest shtëpiak për tjetrin

Prokuroria Themelore në Pejë, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar caktimin e...

Komandanti i FSK-së priti në takim udhëheqësit e Forcave Speciale të Shqipërisë dhe Kroacisë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti në takim Komandantin...

E rëndë në Pejë: Fëmija dërgohet pa shenja jete në Spitalin Rajonal

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur sot në fshatin Treboviq të Pejës....