Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje të drunjve në pyll, në fshatin Selac të Mitrovicës së Jugut.
“Policia në Stacionin policor Jugu Mitrovicë me datën 28 shtator 2026, rreth orës 00:35 kishte pranuar informatën se në fshatin Selac disa persona janë duke vjedhur drunjë në pyll. Njësia policor ka hasur në dy persona me një kamion me drunjë. Të dy personat e dyshuar janë shoqëruar ne stacionin policor, ku dhe është njoftuar Agjencioni i pylltarisë, të cilët i kanë konfiskuar drunjtë e vjedhur dhe janë dërguar në objektet e agjensionot për konfiksim.
Të dyshuarit pas procedurave të intervistimit, me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt ndërsa ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën penale ,,Vjedhje e pyllit’’.”, thuhet në njoftimin e policisë.


