Gazetarët e Kosovës nesër në protestë

PUBLIKUAR

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do të protestoj në shenjë kundërshtimi ndaj, siç thonë, kërcënimit që kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i ka bërë gazetarit Vehbi Kajtazi.

Shkëlqim Hysenaj nga AGK, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se gjatë ditës së nesërme janë të ftuar të gjithë gazetarët që të marrin pjesë në një protestë para objektit të Qeverisë së Kosovës.

“Veprimi i kryeministrit Mustafa është një veprim i papranueshëm dhe nuk do të duhej që në asnjë formë të tolerohet si situatë. Protesta ka si kërkesë kërkim faljen e kryeministrit për këtë veprim të tij që e tejkalon çdo limit, pasi kur fyerja vjen nga një autoritet i lartë, siç është kryeministri, nuk mund të pritet përmirësimi i situatës sa i përket lirisë së medieve në vend”, ka thënë Hysenaj.

Hysenaj, ka shtuar, se kryeministri i një vendi duhet të jetë përkrahësi më i madh i krijimit të hapësirës së nevojshme për gazetarët, duke ndikuar në krijimin e sigurisë dhe duke ndikuar në efikasitetin e organeve të drejtësisë.

Por, siç shton ai, në Kosovë, po dëshmohet se po ndodhë e kundërta./rel/

SHIKO MË SHUMË

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...

Bajrami ia kujton Kurtit premtimet e parealizuara: 160 çerdhe, hajnat në burg e bashkimi kombëtar

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti,...

Po trajtohej në QKUK, vdes fëmija që u lëndua në aksidentin mes dy veturave në Gjakovë

Një fëmijë ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku...