Haradinaj: UÇK-ja bëri luftë çlirimtare, kuvendi t’i bashkohet zërit të qytetarëve

PUBLIKUAR

 

Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, është deklaruar pak para nisjes së seancës së kuvendit, ku pritet të votohet deklarata e përbashkët kundër vendimit të Hagës.

Haradinaj tha se këto janë ditë vendimtare dhe se kuvendi duhet t’i shfrytëzojë për t’iu bashkuar zërit të qytetarëve.

“UÇK-ja ka bërë luftë çlirimtare. Nuk është në emrin tim e as në emrin tonë. Kuvendi duhet t’i bashkohet zërit të qytetarëve”, tha Haradinaj.

Ai shtoi se do të ishte e turpshme që këto ditë të kalonim pa një qëndrim të përbashkët institucional.

SHIKO MË SHUMË

Vlora Çitaku zgjidhet nënkryetare e Kuvendit me 95 vota

Arian Tahiri nga PDK ka propozuar sërish Vlora Çitakun për nënkryetare të Kuvendit të...

Kuvendi miraton Deklaratën për Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Deklaratën lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të...

Kurti para seancës: Në bazë të dakordimeve, i marrim vendimet

Teksa pritet të fillojë seanca e Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite është...