Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, sot do të mbajë një konferencë për media nga ora 14:00, ka njoftuar ky dikaster.
Konferenca vjen një ditë pasi Gërvalla lajmëroi se e procedoi drejt Qeverisë Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, për të cilin tha se “duhet dhe do ta jetësojmë”.
Gjithashtu, Gërvalla do të dalë sot para gazetarëve edhe në kohën kur çdo ditë në protestat, që po mbahen në sheshin e Prishtinës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK’së pas vendimit dënues të Hagës, po kërkohet dorëheqja e saj.
Protestuesit po kërkojnë largimin e saj nga Qeveria, duke e lidhur atë me deklarata dhe pretendime të mëparshme se ajo kishte dorëzuar dokumente apo dëshmi të mbyllura lidhur me ish-krerët e UÇK-së.
Qe nga shpallja e aktgjykimit dënues të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara të Hagës ndaj katër ish-krerëve të UÇK’së, Gërvalla nuk është deklaruar për këtë çështje./Express/


