E moshuara gjendet pa shenja jete prapa shtëpisë së saj në Prishtinë

PUBLIKUAR

Një grua e moshuar është gjetur pa shenja jete dje në mëngjes prapa shtëpisë së saj.

Atë e kishin gjetur familjarët, të cilët e kanë lajmëruar policinë.

Policia tha se njësi të saj dolën në vendngjarje, ndërsa ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e saj.

“Prishtinë / 25.09.2026 – 05:50. Është raportuar se viktima femër kosovare e moshuar, nga familjarët e saj ishte gjetur pa shenja jete mbrapa shtëpisë së saj. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor i cili  ka konstatuar vdekje e viktimës. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

 

SHIKO MË SHUMË

Emri i diplomatit Frank Wisner në një segment të Unazës së Arbërisë, Rama: Mirënjohës ndaj atyre që na ndihmuan

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar lidhur me vendimin që një segment i...

Iu kërkua dorëheqja për rastin e Arlinda Zekajt, Sveçla i gëzohet arrestimeve të fundit: Vrasja e grave s’justifikohet

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili refuzoi të jepte dorëheqjen për rastin e...

Dy persona në Gjakovë dënohen me nga 3 mijë euro për falsifikimin e mbi 2 mijë votave në zgjedhjet e dhjetorit

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka dënuar A.M dhe D.K,  veç e veç me gjobë...