Ndërpritet seanca Kuvendit Komunal në Lipjan, skishte kuorum, reagon PDK

PUBLIKUAR

Seanca e Kuvendit Komunal në Lipjan, e cila ishte parapar të mbahej sot, është ndërprë pasi ka filluar për shkak të kuorumit.

Komuna e Lipjanit ka njoftuar se mbledhja e 9-të e Kuvendit të Komunës së Lipjanit ndërpritet për mungesë kuorumi.

“Pas pauzës së drekës, mbledhja nuk vazhdoi për shkak të mungesës së kuorumit në sallë”, thuhet tutje.

“Në këto rrethana, Kryesuesi i Kuvendit z. Daut Azemi, njoftoi ndërprerjen e punimeve të seancës, ndërsa bëri të ditur se anëtarët e Kuvendit do të njoftohen me kohë për vazhdimin e saj”, ka njoftuar Komuna e Lipjanit.

Nga ana tjetër, PDK-Lipjan ka reaguar në lidhje me mos vazhdimin e seancës.

“Ajo që ndodhi sot në Kuvendin e Komunës së Lipjanit është një veprim që kërkon sqarim institucional dhe juridik”, thuhet nga PDK.

“Kryesuesi i Kuvendit, pasi filloi shqyrtimi i një pike të rendit të ditës dhe pasi anëtarët kishin filluar diskutimet, vendosi ta ndërpresë seancën në mënyrë të njëanshme, pa një pajtim paraprak me shefat e grupeve parlamentare. Kjo ngjarje ngre seriozisht çështjen e respektimit e Ligjit për Veteverisje Lokale, Statutit të Komunës dhe Rregullores së Punës së Kuvendit, të cilat përcaktojnë mënyrën e thirrjes, udhëheqjes dhe zhvillimit të mbledhjeve”, thuhet tutje.

“Për këtë arsye, Grupi i PDK-së do t’u drejtohet institucioneve kompetente, përfshirë ministrinë përkatëse, për të kërkuar vlerësim dhe sqarim ligjor mbi këtë veprim. PDK në Kuvendin e Lipjanit është unike, e bashkuar dhe e palëkundur. Ne nuk votojmë buxhetin e qytetarëve për interesa të ngushta politike, personale apo klanore. Buxheti është i qytetarëve të Lipjanit, jo i pushtetit. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë transparencë, llogaridhënie dhe respektim të rregullave të Kuvendit. Kur nuk i ke votat, nuk mund ta ndalësh demokracinë me ndërprerjen e seancës, thuhet në komunikatë.

Tutje siq njoftoi Komuna e Lipjanit, gjatë seancës u shqyrtuan pikat e rendit të ditës sipas agjendës së paraparë. Në kuadër të punimeve të seancës, Kuvendi miratoi edhe Deklaratën lidhur me procesin gjyqësor në Hagë, me ç’rast kuvendarët shprehën pakënaqësinë e tyre lidhur me trajtimin dhe dënimin të cilin e konsideruan të padrejtë, ndaj një pjese të krerëve të UÇK-së.

Gjithashtu kuvendarët u bëjnë thirrje organeve shtetërore në nivel nacional që të bashkërendojnë veprimet e mëtejshme lidhur me situatën aktuale, me qëllim të mbrojtjes dhe ruajtjes së vlerave të UÇK-së.

Në këto rrethana, Kryesuesi i Kuvendit z. Daut Azemi, njoftoi ndërprerjen e punimeve të seancës, ndërsa bëri të ditur se anëtarët e Kuvendit do të njoftohen me kohë për vazhdimin e saj.

SHIKO MË SHUMË

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...

Edhe në Lipjan protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Qytetarët e Komunës së Lipjanit, kanë protestuar sot kundër vendimit të Gjykatës Speciale të...

Arrestohet një person në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata është...