Gazetari Kajtazi denoncon në polici kryeministrin Mustafa

PUBLIKUAR

Gazetari i portalit Insajderi.com, Vehbi Kajtazi ka denoncuar sot në polici, kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa.

Përmes një postimi në Facebook, Kajtazi ka shkruar se pret prej organeve të drejtësisë që të veprojnë me të njëjta standarde edhe në rastin e tij, sikurse me kërcënuesin e djalit të Isa Mustafës, Alban Morinës.

“Sapo kam denoncuar në Polici, kryeministrin e Kosovës, z. Isa Mustafa për kërcënim ndaj meje. Rastin janë duke e hetuar hetuesit e krimeve të rënda në Policinë e Kosovës. Pres prej Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatës që të veprojë me të njëjtat standarde sikur në rastin e Alban Morinës, i cili ishte arrestuar, akuzuar, gjykuar e dënuar brenda dy ditësh për shkak të një kërcënimi në Facebook që i kishte bërë djalit të kryeministrit, Besnik Mustafës dhe ministrit Arban Abrashi”, ka shkruar Kajtazi në Facebook. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Votohet në parim Byroja për Konfiskimin e Pasurisë

Kuvendi i Kosovës ka kaluar shqyrtimin në parim të projektligjit për Byronë Shtetërore për...

Deputetët e PDK-së lëshojnë seancën plenare

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar seancën plenare të Kuvendit...

Kurti ende në seancë, takimi me Hamzën s’ka nisur

Edhe pse u raportua se takimi mes kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, dhe atij...