Gjini pret ambasadorin e Sllovenisë: Diskutojnë për zhvillimet në Kosovë dhe zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

PUBLIKUAR

Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, ka pritur sot në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Borut Blaj.

Gjini ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në Kosovë, investimet në Gjakovë dhe projektet e planifikuara, si dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Sllovenisë, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe kulturës.

Pas takimit, Gjini dhe ambasadori Blaj kanë vizituar së bashku qytetin e vjetër të Gjakovës.

Sipas Gjinit, ambasadori Blaj ka vlerësuar zhvillimin e qytetit, trashëgiminë historike dhe kujdesin ndaj hapësirave publike.

Gjini e ka falënderuar ambasadorin për vizitën dhe për, siç e ka cilësuar, bisedën e hapur e miqësore, ndërsa ka shprehur mirënjohje ndaj Sllovenisë për partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme.

SHIKO MË SHUMË

Lirohet nga autoritetet kroate shtetasi i Kosovës, Bajram Bajrami

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se shtetasi i Republikës së Kosovës, Bajram Bajrami, është...

OVL UÇK-ja fton protesta në të gjitha qytetet e Kosovës

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka marrë vendim që të organizojë protesta...

Protestat kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së, Rama: Mbrëmë krejt gjeneratat bashkë për drejtësi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar për protestat që po zhvillohen në kryeqytet...