Kurti mbërrin në Nju Jork, e presin diplomatët e Kosovës Ilir Dugolli e Blerim Reka

PUBLIKUAR

Kryeministri Albin Kurti ka arritur në Nju Jork të SHBA’së ku do të marrë pjesë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Kurtin atje e pritën ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli dhe shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka.

Siç njoftoi dje Zyra e Kryeministrit, Kurti atje pritet të zhvillojë takime bilaterale me liderë botërorë, duke shtuar se “qëllimi kryesor i takimeve do të jetë promovimi dhe forcimi i vlerave dhe interesave kyçe shtetërore të Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare”.

Po ashtu, ZKM tha se Kurti ka në plan të të takojë pjesëtarë të komunitetit shqiptar në SHBA, përfaqësues të shoqatave të diasporës dhe investitorë potencialë në ekonominë e Kosovës./Express/

SHIKO MË SHUMË

Raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës, rreth 2 mijë gjoba trafiku, dhjetëra aksidente

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 914 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të fundit,...

KRU paralajmëron ndërprerje të ujit në disa zona të Prishtinës për shkak të punimeve

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka njoftuar se një operator ekonomik do të zhvillojë punime...