Së shpejti do të bëhet hapja dhe pastrimi i shtrati të lumit Sitnicë

PUBLIKUAR

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani ka qëndruar në Lipjan, kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi, për bashkëfinancim të projektit “Hapja dhe pastrimi i shtratit të lumit Sitnica”

Siç dihet lumi Sitnica në Lipjan qe disa vite pas të reshurave del nga shtrati, kështu duke vërshuar disa shtëpi dhe Shkollën Fillore “Ismail Luma” në Lipjan, transmeton LipjaniNews.

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot ka pritur Ministrin i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, me të cilin kanë nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi për bashkëfinancim të projektit “Hapja dhe pastrimi i shtratit të lumit Sitnicë”, projekt me të cilin MMPH do të financoj me 200 mijë euro.
Me këtë rast, Kryetari i Komunë së Lipjanit, Imri Ahmeti, dhe Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, këtë projekt të përbashkët e kanë cilësuar si shumë të rëndësishëm për Komunën e Lipjanit e sidomos për ato fshatra dhe shkollen fillore “Ismail Luma” në Lipjan të cilat janë janë vërshuar nga lumi Sitnicë sa here që ka pasur të reshura.
Kryetari Ahmeti, po ashtu ka falënderuar ministrin Agani për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, sidomos në projekte të përbashkëta, me të cilat projekte po përmirësohet çdo ditë e më shumë jeta dhe mirëqenia e qytetarëve lipjanas, në të njejtën kohë kryetari Ahmeti ka bërë të ditur se me realizimin e këtij projekti do të zgjidhet edhe problemi i vërshimeve të disa fshatrave të Komunës ë Ferizajt dhe asaj të Shtimes.
Ndërsa Ministri Agani, ka thënë se me ralizimin e këtij projekti po parandalojmë vërshimet e mundshme të lumit Sitnica nga të reshurat duke theksuar se do të shikohen të gjitha mundësitë me Komunën e Lipjanit që bashkarisht me zgjedh çështjen afatgjatë të lumit Sitnica.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit në mes kryetarit Ahmeti dhe ministrit Agani, ata kanë dalur për të vizituar lumin Sitnicë aty ku është theksuar edhe problemi i vërshimeve.

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Gjatë raportit 24 orësh policia e Kosovës ka njoftuar se nënë dhe bir në...

I gjendet një armë zjarri në veturë, arrestohet lipjanasi

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Lipjan, pasi të njejtit...

Zhduket laptopi nga zyra e drejtorit të një shkolle në Lipjan, hetohet rasti

Ditën e djeshme në Lipjan është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...