Pas vendimit të Speciales, Thaçin e vizitoi i vëllai: Vendimi i sotëm nuk ia ka humbur besimin

PUBLIKUAR

Pas vendimit të sotëm të Dhomave të Specializuara në Hagë, vëllai i ish-presidentit Hashim Thaçi, Idriz Thaçi, e ka vizituar atë në njësinë e paraburgimit.

Pas takimit, ai ka treguar se vendimi nuk ka ndikuar në qëndrimin dhe stoicizmin e ish-presidentit Thaçi, duke thënë se vazhdon ta ruajë besimin përkundër vendimit të sotëm.

Vëllai i Thaçit ka treguar se ai ka kërkuar nga familjarët, miqtë dhe qytetarët që të vazhdojnë ta ruajnë besimin dhe të presin vijimin e procesit gjyqësor.

“Ishte mirë dhe stoik. Vendimi i sotëm nuk ia ka humbur besimin”, ka thënë Idriz Thaçi për Nacionale.

“Presim që kjo padrejtësi të korrigjohet në shkallën e dytë”, ka shtuar Idriz Thaçi

SHIKO MË SHUMË

Ymeri: Qeveria po fsheh certifikatat e grurit nga Serbia, mbi 1.6 milionë kilogramë kaluan në një muaj

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka kritikuar deputetët e VV-së, Armend Mujën dhe Mimoza...

Kushëriri i Thaçit: E rrejta nënën e Hashimit, i thashë se masnesër ka me ardhë me të kap për qafe

Milazim Thaçi, kushëri i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka rrëfyer për “Debat Plus” një bisedë...

Haradinaj: Marre që s’janë mbledhë hala me ia marrë mandatin Speciales

Daut Haradinaj nga Aleanca ka thënë që sa më shumë vonohet Parlamenti për t’u...