Kinezët e marrin naftën në Shqipëri

PUBLIKUAR

Bankers Petroleum, kompania kanadeze që shfrytëzonte vendburimet kryesore të naftës në Shqipëri i është shitur një kompanie tjetër kineze. Lajmi njoftohet nga vetë Bankers përmes një komunikatë të publikuar në faqen e saj në internet. Blerësi është kompania kineze Geo-Gade Petroleum Corporation, një nga kompanitë më të madh të naftës dhe gazit në Kinë.

Sipas njoftimit thuhet se marrëveshja është arritur për një vlerë prej 575 milionë dollarë kanadez, para marrjes së borxhit të papaguar të Bankers. Në njoftim thuhet se marrëveshja ka marrë miratimin unanim të anëtarëve të Bordit Drejtues të Bankers. Aksionet janë vlerësuar me një çmimi 2.2 dollarë.

Kompania Geo-Jade që këtej e tutje do të ketë kontrollin e naftës në Shqipëri është një nga korporatat më të mëdha kineze të listuara në bursën e Shangait. Kapitali i saj llogaritet në rreth 3.6 miliard dollarë.

Kjo kompani ka bërë disa investime në Azinë Qëndrore, Kinë dhe Amerikën Veriore. Ndërkohë Bankers Petroleum operon prej disa vitesh në vendin tonë. Ajo zotëronte vendburimet e pasura me naftë në Patoz Marinzë, Kuçovë dhe disa zona të tjera.

Tërheqja e saj nga Shqipëria vjen në një moment kur kjo kompani kishte raporte të acaruara me qeverinë, sidomos pas shpërthimeve të fundit të puseve në zonën e Marinzës. Bankers është akuzuar shpesh se paguante shumë pak tatim fitimi, si dhe i shmangej shumë taksave të tjera. Për 10 vjet në Shqipëri të ardhurat e saj ishin mbi 2 miliardë dollarë. Kontrata me Bankers u lidh në vitin 2004. Fusha e Patos Marizës është më madhja naftëmbajtëse në Shqipëri dhe një nga zonat më të pasura me naftë në Evropë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...

Bajrami ia kujton Kurtit premtimet e parealizuara: 160 çerdhe, hajnat në burg e bashkimi kombëtar

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti,...

Po trajtohej në QKUK, vdes fëmija që u lëndua në aksidentin mes dy veturave në Gjakovë

Një fëmijë ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku...