Tentoi të hynte ilegalisht në Kosovë, arrestohet një shtetas i huaj në Han të Elezit

PUBLIKUAR

Një shtetas i huaj është arrestuar në Han të Elezit pasi dyshohet se ka kaluar ilegalisht vijën kufitare për të hyrë në Kosovë.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 13:15, kur njësia patrulluese ndaloi të dyshuarin, i cili kishte kaluar në këmbë në mënyrë të paautorizuar kufirin.

Gjatë verifikimit, autoritetet konstatuan se ndaj tij ishte në fuqi një ndalesë dyvjeçare për hyrje në territorin e Kosovës.

Me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërsa rasti po hetohet për veprën penale “Kalimi i paautorizuar i kufirit”.

SHIKO MË SHUMË

Bedri Hamza për vdekjen e Flora Brovinës: Simbol i qëndresës dhe dashurisë për atdheun

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të mjekes,...

Vdes Flora Brovina

Flora Brovina është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare. Ajo ishte mjeke pediatre, poete...

Sot mbahet seanca gjyqësore në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për Masakrën e Mejës

Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, do të mbahet në mungesë gjykimi ndaj 53...