Punëtori rrëzohet në një objekt në Lipjan, përfundon në QKUK

PUBLIKUAR

Një aksident në vendin e punës ka ndodhur ditën e djeshme në Lipjan ku një punëtor ka pësuar lëndime trupore pasi është rrëzuar gjatë punës në një objekt.

Rasti ka ndodhur rreth orës 10:00, ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Lidhur me rastin, i cili po hetohet për veprën penale “Asgjësim, dëmtim, heqje e pajisjeve mbrojtëse apo rrezikim i sigurisë në vendin e punës”, me vendim të prokurorit është arrestuar një person i dyshuar.

Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Flamur gjigant i UÇK-së vendoset në objektin e Komunës së Lipjanit

Një flamur gjigant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është vendosur në objektin e...

Buja: Vendi ka mbetur pa liderët që do të arrinin marrëveshje politike

Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, ka thënë se procesi në Hagë po rezulton i...

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...