Kurti: Urojmë që të mërkurën drejtuesit e UÇK-së të kthehen të lirë në vendin e tyre

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e parë të Qeverisë së re, ka folur për vendimin që pritet të merret të mërkurën ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë.

Kurti tha se për Qeverinë gjithçka është e qartë sa i përket luftës së UÇK-së, duke e cilësuar atë si luftë çlirimtare kundër një pushtuesi që, sipas tij, ka kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

“Për ne është gjithçka e qartë. Populli i Kosovës, rezistenca dhe lufta jonë, kanë qenë qartazi çlirimtare dhe kundër një pushtuesi, i cili kreu krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid”, ka deklaruar Kurti.

Ai tha se shpreson që edhe verdikti i së mërkurës të jetë në përputhje me këtë, duke uruar që drejtuesit e UÇK-së të kthehen të lirë në Kosovë dhe pranë familjeve të tyre.

“Besojmë dhe urojmë që edhe verdikti i së mërkurës të jetë në përputhje me këtë të drejtë dhe drejtuesit e UÇK-së të kthehen të lirë në vendin e tyre e pranë familjeve”, ka thënë Kurti.

 

SHIKO MË SHUMË

Çmimi i naftës arrin rekord në Kosovë, litri shitet deri në 1.90 euro

Çmimi i naftës në Kosovë ka shënuar rritje të ndjeshme, duke arritur deri në 1.90...

Kurti: Pranuam kandidaturat e PDK-së dhe LDK-së, pavarësisht vërejtjeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dje i kanë pranuar plotësisht kandidaturat...

Policia e Kosovës sqaron masat e sigurisë para 16 shtatorit: Janë procedura të rregullta policore

Policia e Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve në disa portale se vendi po “blindohet”...