Kurti premton pagë mesatare mbi 1 mijë euro dhe pagë të 14-të për sektorin publik

PUBLIKUAR

Mandatari për kryeministër, Albin Kurti, gjatë prezantimit të ekspozesë para deputetëve në Kuvendin e Kosovës, ka deklaruar se paga mesatare në vend pritet të kalojë mbi 1 mijë euro në muaj.

Kurti tha se paga minimale prej 500 eurosh nuk do të tatohet, ndërsa paralajmëroi se rritja ekonomike do të shoqërohet edhe me rritje të pagave në sektorin publik.

“Punëtorët, paga minimale prej 500 eurosh nuk do të tatohet, me rritjen ekonomike do të vazhdojë edhe rritja e pagave në sektorin publik, ku paga mesatare sipas pritjeve të tanishme do ta kalojë shumën prej 1 mijë eurosh në muaj”, tha Kurti.

Ai shtoi se raporti mes pagës më të ulët dhe asaj më të lartë është përmirësuar nga 20 me 1, sa tha se e kishte gjetur, në 4 me 1.

Kurti premtoi gjithashtu pagën e 14-të për punëtorët e sektorit publik.

SHIKO MË SHUMË

OVL-UÇK – ndërkombëtarëve: Mos bëni politikë t’i dënoni ish-krerët e luftës, pastaj t’i shpallni të pafajshëm në Apel

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka frikë se ndërkombëtarët...

Gjini: Qeveria e votuar sot është jokushtetuese dhe jolegjitime

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, e ka cilësuar si jokushtetuese dhe jolegjitime Qeverinë e...

Votohet Qeveria “Kurti 4”, Albin Kurti merr mandatin e ri si kryeministër

Kuvendi i Kosovës ka votuar për përbërjen e Qeverisë pas konstituimit të Kuvendit, duke...