Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 720 gjoba trafiku gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas raportit policor, janë regjistruar 29 aksidente me dëme materiale dhe 24 aksidente me të lënduar, ndërsa një aksident ka përfunduar me fatalitet.
Gjatë kësaj periudhe, policia ka arrestuar shtatë persona, pesë prej të cilëve janë dërguar në mbajtje.



