Londra në alarm, mund të ndodhin 10 sulme terroriste njëherazi

PUBLIKUAR

Policia në Londër raportohet të jetë urdhëruar të përgatitet për të paktën 10 sulme terroriste në të njëjtën kohë në disa pjesë të kryeqytetit britanik, në një rritje dramatike të gjendjes së alarmit pas sulmeve të Parisit.

Duke cituar një ministër britanik, The Sunday Times ka raportuar se policia e ka bërë prioritet kryesor ndalimin e armëve të zjarrit.

Lajmi vjen pasi një bandë e supozuar e kontrabandistëve të armëve është paraqitur në gjyq për t’u përballur me akuzat për futjen ilegale në Britani të dhjetëra armëve nga Evropa Lindore.

Agjencia Kombëtare e Krimit, e cila ka qenë vendimtare në operacionin për arrestimin e të dyshuarve në atë rast, raportohet të ketë marrë urdhra të reja, në mes të frikës nga një sulm i stilit të Parisit në Londër, që do të mund të kryhej me armë të rënda nga terroristët e kthyer nga Siria.

Ministri i paidentifikuar është cituar të ketë thënë se “ne jemi mësuar të përgatitemi për tri sulme të njëkohshme, por rasti i Parisit na ka treguar se duhet të jemi të gatshëm për më shumë se aq. Ne jemi të gatshëm nëse dikush provon me shtatë, tetë, nëntë apo dhjetë sulme të njëkohshme”, ka thënë ai. /javanews/

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila në Tiranë: Kosova synon integrim më të madh të produkteve vendore në tregun evropian

Ministrja e MINTI-it, Mimoza Kusari-Lila, sot në Tiranë, me organizim të Ministrisë së Ekonomisë...

220 persona aplikojnë për azil në Kosovë, këta janë shtetasit që prijnë me kërkesa

220 persona kanë aplikuar për azil në Kosovë, që nga janari e deri më...

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...