Përditësimi i fundit, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

PUBLIKUAR

Pritje të gjata janë raportuar në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës gjatë mëngjesit të sotëm.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë në pikën kufitare në Merdarë, ku për automjete koha e pritjes në dalje nga Kosova është 60 deri në 90 minuta.

Ndërkohë, në pikën kufitare te Dheu i Bardhë pritjet në dalje janë 15 deri në 20 minuta, ndërsa kolona e automjeteve arrin rreth 200 metra, raporton IndeksOnline.

Pritje më të shkurtra janë regjistruar edhe në Jarinjë, me 10 deri në 15 minuta, si dhe në Han të Elezit, me 5 deri në 10 minuta.

Në pikat e tjera kufitare, pritjet janë kryesisht nga 3 deri në 5 minuta.

Të dhënat janë përditësuar në orën 09:21. /IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Identifikohet dhe arrestohet e dyshuara për dhunë ndaj një të miture

Hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë të Jugut kanë identifikuar dhe arrestuar një...

Të bllokuar mbi 9 orë në kufirin Serbi – Kroaci, mërgimtari : Kemi mbet pa ujë e pa ushqime

Një numër i madh mërgimtarësh nga Kosova kanë mbetur të bllokuar në kufirin ndërmjet...

Publikohen çmimet tavan të derivateve të naftës për sot, rritet pak çmimi i benzinës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet tavan për derivatet e...