“Mos u shqetësoni”, Prishtina teston sot alarmin publik

PUBLIKUAR

Komuna e Prishtinës, përmes Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, ka njoftuar qytetarët se sot, më 22 gusht 2026, do të bëhet testimi i Sistemit të Alarmit Publik në kryeqytet.

Sipas njoftimit, testimi do të zhvillohet në ora 12:15, ndërsa alarmi do të lëshohet me zë të njëtrajtshëm dy herë nga 30 sekonda.

Nga Komuna kanë theksuar se bëhet fjalë vetëm për një testim teknik, me qëllim të verifikimit të funksionalitetit dhe efektivitetit të pajisjeve që përdoren në raste emergjente.

Qytetarëve u është bërë thirrje që të mos shqetësohen nga aktivizimi i sirenave, pasi testimi nuk lidhet me ndonjë situatë emergjente.

“Ju lutemi të mos shqetësoheni, pasi bëhet fjalë vetëm për një testim teknik të sistemit”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca./IndeksOnline/

 

SHIKO MË SHUMË

Suspendohen njëmbëdhjetë zyrtarë policorë

Policia e Kosovës (PK), bazuar në Ligjin e Policisë së Kosovës, Udhëzimin Administrativ për...

Ultimatumi për Sveçlën e Gërvallen në ora 18:00, Kurti s’tregon nëse do të ketë shkarkime për rastin e Arlinda Zekajt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë një përgjigje nëse gjatë ditës së...

Ibrahimi: Qendrat për Punë Sociale kujtohen vetëm pas tragjedive, MF ta nxjerrë nga sirtari grantin për shërbime sociale

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar pas rastit tragjik në Pejë, ku humbi...