Tekstet shkollore ende pa çmime përfundimtare, Ministria u bën thirrje prindërve të presin

PUBLIKUAR

Ministria e Arsimit dhe Shkencës u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të mos nxitojnë me blerjen e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore.

Sipas Ministrisë, procesi i negocimit të çmimeve të teksteve me shtëpitë botuese ende nuk ka përfunduar. Për këtë arsye, katalogu përfundimtar i teksteve, së bashku me çmimet, ende nuk është publikuar në faqen zyrtare, transmeton Klankosova.tv.

Pas përfundimit të negociatave, Ministria thotë se do të publikojë katalogun përfundimtar dhe do të përcaktojë shumën për blerjen e librave për secilin nxënës.

Ndër të tjera, Ministria u ka bërë thirrje prindërve që të presin njoftimin zyrtar dhe të mos bëjnë blerje paraprake.

Po ashtu, libraritë dhe shitësit janë paralajmëruar të mos fillojnë shitjen e teksteve para përfundimit të procedurave dhe publikimit të njoftimit zyrtar.

Ministria ka kërkuar që për çdo informacion të mëtejshëm prindërit dhe të interesuarit t’u referohen vetëm njoftimeve zyrtare.

“Për çdo informacion të mëtejshëm, prindërit, kujdestarët ligjorë dhe të gjithë të interesuarit duhet t’i referohen vetëm njoftimeve dhe publikimeve zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës”, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Suspendohen njëmbëdhjetë zyrtarë policorë

Policia e Kosovës (PK), bazuar në Ligjin e Policisë së Kosovës, Udhëzimin Administrativ për...

Ultimatumi për Sveçlën e Gërvallen në ora 18:00, Kurti s’tregon nëse do të ketë shkarkime për rastin e Arlinda Zekajt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë një përgjigje nëse gjatë ditës së...

Ibrahimi: Qendrat për Punë Sociale kujtohen vetëm pas tragjedive, MF ta nxjerrë nga sirtari grantin për shërbime sociale

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar pas rastit tragjik në Pejë, ku humbi...