Policia zvicerane ndërhyn për “pajtimin” e xhematit shqiptar mes vete!

PUBLIKUAR

Një konflikt në mes të besimtarëve dhe hoxhës në njërën nga xhamitë e shqiptarëve që ka ndodhur mesdirën e të dielës në Winterthur (Grüze) ka alarmuar policinë.

E njoftuar nga një “qytetar i shqetësuar”, siç shkruan 20minuten.ch, patrulla e përbërë nga disa makina policore ka shkuar në hapësirën ku ndodhet xhamia.

Sipas kreut të policisë që ka udhëhequr aksionin, në oborrin e xhamisë dhe brenda saj mbretëronte një atmosferë e tendosur në mes të pranishmëve. Por, konflikti është kufizuar “pakashumë brenda suazave verbale”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.

E gjithë ajo çfarë ka bërë policia aty ka qenë ndërhyrja për pajtim dhe për ulje të gjakrave.

Policia nuk ka dhënë informata plotësuese për shkakun e zënkës. “Kjo është punë e hetimeve”, ka thënë kreu i aksionit policor. Ai ka shtuar se është zhvilluar edhe kontrollimi i zakonshëm i të pranishmëve, siç praktikohet në raste të tilla. Askush nuk është arrestuar me këtë rast.

Siç shpjegon për albinfo.ch një burim që nuk ka dashur t`i përmendet emri, ky konflikt ka të bëjë me mosmarrëveshjen në mes të imamit të xhamisë dhe kryesisë së saj. Personi i kontaktuar, aktivist i vjetër dhe njëri ndër themeluesit e kësaj xhamie thotë se kjo nuk është hera e parë që është dashur  të ndërhynte policia në këtë Konflikt.

Aty janë përfshirë imami me një pjesë të besimtarëve në njërën anë, dhe shumica e madhe e besimtarëve, në anën tjetër. Burim i konfliktit thotë ai për albinfo.ch ka qenë vendimi i kryesisë që hoxhës t`i shkëputet marrëdhënia e punës. Ai nuk ka dashur ta pranojë këtë vendim dhe ka marrë avokatin mbrojtës si dhe është duke “u shtyrë” me gjyq, thotë burimi për albinfo.ch.

SHIKO MË SHUMË

Votohet në parim Byroja për Konfiskimin e Pasurisë

Kuvendi i Kosovës ka kaluar shqyrtimin në parim të projektligjit për Byronë Shtetërore për...

Deputetët e PDK-së lëshojnë seancën plenare

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar seancën plenare të Kuvendit...

Kurti ende në seancë, takimi me Hamzën s’ka nisur

Edhe pse u raportua se takimi mes kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, dhe atij...