Hysaj asiston në fitoren ndaj Xhemailit (Video)

PUBLIKUAR

Napoli ka arritur fitore ndaj Genoas me rezultat 3-1 në Serie A.

Napolitanët ishin më të mirë gjatë gjithë takimit dhe kjo ishte një fitore e merituar plotësisht nga ata.

Goli i parë në ndeshje erdhi nga Genoas në minutën e dhjetë, ku shënoi mesfushori nga Venezuela, Tomas Rincon dhe me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.

Në minutën e 51-të në skenë doli Gonzalo Higuan, i cili pas një asistimi të bukur nga mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj barazoi rezultatin.

Në minutën e 81-të shënoi edhe një herë Higuain për t’i dhënë epërsinë vendarëve për herë të parë në këtë takim. Goli i sigurisë erdhi në minutat shtesë të takimit nga Omar El Kaddouri.

Vlen të theksohet se në këtë ndeshje nga minuta e parë luajtën edhe Hysaj e Blerim Xhemaili.

Napoli vazhdon në pozitën  dytë me 67 pikë, apo tre më pak se Juventusi në vendin e parë, ndërsa Genoa në vendin e 12-të me 34 pikë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...