Është ndalur Barcelona (Video)

PUBLIKUAR

Barcelona nuk ka arritur ta mposhtë Villarrealin në Camp El Madrigal, përkundër se pati epërsi prej dy golash në pjesën e parë. Ndeshja përfundoi me rezultat 2-2.

Ishte e pritshme që mysafirët ta dominonin gjysmën e parë, e cila megjithatë ishte kundërthënëse sa u përket disa vendimeve të gjyqtarit.

rakitic

Në këtë gjysmëlojë, katalunasit shënuan dy gola për të shkuar në pushim me rezultat komod. Messi harkoi nga gjuajtja e lirë, Suarez e ktheu topin dhe Ivan Rakitic shënoi për epërsinë e vizitorëve (20’).

Ndërhyrjen e Asenjos në Neymar, arbitri e ndëshkoi me penalti dhe braziliani ishte i saktë nga pika e bardhë (41’).

Rikthimi i vendasve ndodhi në fraksionin e dytë. Cedric Bakambu e ngushtoi rezultatin (58’), pasi goditja e Denis Suarez u ndal.

cedrik

Goli i barazimit erdhi nga Jeremy Mathieu e që në fakt ishte autogol (63’), ndërsa futbollisti nuk kishte shumë minuta që kishte hyrë në fushë.

Barcelona është nëntë pikë përpara përcjellësit më të afërt, Atletico Madrid, kurse Real Madridi është 13 pikë prapa, por ka mundësi ta ngushtojë diferencën nëse e mposht Sevillan. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...