5 orë ballafaqim me zjarrin në një banesë në Prishtinë, një 5 vjeçar po trajtohet në emergjencë, disa zjarrfikës të lënduar

PUBLIKUAR

Drejtori për Emergjenca i Komunës së Prishtinës, Lulzim Fushtica, ka dhënë detaje për djegien e një ndërtese në afërsi të Parkut të Qytetit, shkruan Express.

Fushtica ka treguar se pas pesë orësh kanë arritur që ta lokalizojnë zjarrin, derisa të lënduar kanë mbetur dy persona, përfshirë një fëmijë 5 vjeçar.

Gjithashtu lëndime gjatë shuarjes së zjarrit kanë marrë edhe pesë zjarrfikës, raporton Express.

“Qe pesë orë jemi këtu. Zjarri është lokalizuar. Janë të lënduar dy qytetarë që kanë qëlluar në banesën poshtë. Është një 5 vjeçar që është në emergjencë. Edhe pesë zjarrfikës janë lënduar, por janë lëndime në kuadër të punës dhe po trajtohen nga ekipet emergjente dhe po vazhdojmë me punën”, ka thënë Fushtica.

“Herët të flitet për shkaktarin, pastaj forenzika dhe inspektori të dalë në vendin e ngjarjes. Por është herë të flitet për shkaktarët e mundshëm të zjarrit”, ka shtuar ai,

SHIKO MË SHUMË

IKSHPK del me thirrje: Mbrohuni nga temperaturat e larta, kujdesuni për foshnjat, fëmijët e të moshuarit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me thirrje e këshilla për t’u mbrojtur...

Polica i gjen armë pa leje 62-vjeçarit në Kaçanik pas kontrollit në shtëpinë e tij

Një pushkë gjuetie pa leje dhe 12 fishekë i janë gjetur E.L., 62 vjeç,...

Temperaturat sot shkojnë deri në 33 gradë

Të shtunën në Kosovë, moti do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira...